Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë”.

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një person.

Gjendja e saj paraqitet e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. P., dhe automjeti me drejtues shtetasin A. K..

Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja shtetasja T. K., e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb