KORÇË
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Korçë- Bilisht, pranë fshatit Cangonj.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se një automjet ka përplasur një biçikletë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim ku ndodhet në gjendje të rënduar. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
(BalkanWeb)