Një aksident ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës.

Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur një 70-vjeçar.

Për pasojë i moshuari është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin H. S., 70 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb