Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin Korçë-Pogradec ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhu në Vashtmi, ku mjeti me targa AA 61 8SK ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për shkak të përplasjes së fortë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës me lëndime të shumta. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb