Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, me pasojë plagosjen e katër personave. Mësohet se aksidenti është shënuar në afërsi të vendit të quajtur Cangonji.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur katër persona, të cilët ndodhen në Spitalin e Bilishtit.

Ndërkohë, siç shihet dhe nga fotoja, përplasja mes mjeteve ka qenë e fuqishme sa ata janë shkatërruar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe dy zjarrfikëse.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 16.07.2019, në aksin rrugor Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident
Aksident
Aksident6
Aksident6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: