ELBASAN

Aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me incialet E.M., 24 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Benz’ dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.


‘BalkanWeb’ mëson se Elda Samurri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, e cila është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në kryeqytet.


Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve. Drejtuesi i mjetit është arrestuar, pasi ndaj tij rëndon akuza për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb