FIER

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Varibop.  Gazetarja Marsela Topi raportoi për “BalkanWeb” se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një tokë bujqësore.

Dy personat që udhëtonin me të kanë pësuar dëmtime të lehta. Policia ka kryer veprimet procedurale dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: