Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj.

Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë rreth të 30 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në Spitalin e Fierit.

Sipas informacioneve, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.

Fier/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb