LEZHE

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Lezhës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të Ishull Shëgjin.


Një furgon është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Renault’ dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip ‘Renault’ me inicialet L.M.24 vjece.


Drejtuesja e mjetit ende e paidentifikuar është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa forca policie vijojnë hetimet.


“Sot, rreth orës 05:50, në autostradën Lezhë – Tiranë ,në vendin e quajtur Ishull-Lezhë ,ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasen L.M.24 vjece, banuese Lezhë me mjetin me drejtues shtetasin F.B.22 vjeç banues Shkoder. Për pasojë është lënduar drejtuesja, shtetasja L.M. e cila ndodhet ne spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave te aksidentit”- thuhet nga policia.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: