Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, për pasojë një prej shoferëve është plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË

Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin D. S., 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. S. dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime shtetasi G. K. dhe K. M.(pasagjer).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: