Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja në rrugën që lidh qytetin e Lushnjes me autostradën. Dy persona që e kanë parë ngjarjen kanë ndaluar mjetin me të cilin udhëtonin vetë dhe e kanë ndihmuar të aksidentuarin i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit.

Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës i dëmtuari që u nxorr nga kanali nga persona që ishin kalimtarë u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. 17 vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi.

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga dhe plagosjes së të riut. Paraprakisht dyshohet se i dëmtuari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës i cili është i mbushur me ujë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb