LUSHNJE

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një makinë tip ‘Benz’ me një ‘Toyota Yaris’. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 të rritur dhe 3 fëmijë të mitur të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Lushnje/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”, është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shretasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb