MALIQ– Një 45-vjecar është plagosur në Maliq, pasditen e sotme pasi është përfshirë në një aksident. Sipas policisë rreth orës 16:00 në fshatin Zerec-Maliq, shtetasi S.K, rreth 45 vjeç, banues në Libonik, duke drejtuar një mjet tip traktor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit.

Shtetasi S.K, u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: