FIER

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:10 në fshatin Fratar të Mallakastrës. Sipas informacioneve të para dy mjete, një furgon mallrash dhe një tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe një person ka mbetur i vdekur. Dyshohet se viktima është drejtuesi i makinës.

Po kështu janë plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Nuk ka ende informacione zyrtare për ngjarjen, ndërkohë që në vend ka shkuar një ambulance dhe policia.

Aksidenti Mallakaster
Aksidenti Mallakaster

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb