LEZHË

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Milot ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se dy mjete janë përplasur në afërsi të Milotit e për pasojë janë plagosur tre persona, dy shoferët dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar për në spital.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihet se si qytetarë të rastit përpiqen të hapin makinën e aksidentuar për të nxjerrë të plagosurit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit

Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Fushë-Milot, mjeti me drejtues shtetasin E.H.,23 vjeç, banues në Tropoje është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb