LEZHË

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 08:30, ku automjeti me drejtues shtetasin B. L. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. H.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V. H., 61 vjeç, dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit B. L., shtetësja L. L., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: