ELBASAN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasoje kane pesuar dëmtime të konsiderueshme.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pas një tentative të gabuar për parakalim nga njëri prej automjeteve të përfshirë në aksident që sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Çengelaj në Njësinē Administrative Pajovë.

Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: