Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e për pasojë makina ka dalë nga rruga.

Policia njofton se shoferi dhe pasagjerja janë në spital duke marrë ndihmë mjekësore, por se gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kanë rrezik për jetën

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb