Një aksident ka ndodhur vetë pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë midis fshatit Udënisht-Pojskë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas asaj që raporton policia nga vendngjarja një mjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale dhe fatmirësisht jo dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: