Aksident në Qafë Plloçë, një mjet përplas një person me biçikletë. Mësohet se ambulanca është drejt vendit të ngjarjes, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të dëmtuarit por burime nga vendngjarja thonë se drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime por nuk paraqitet në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

I dëmtuari është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb