Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike, në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës.
Një automjet ka goditur një grua, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aktualisht, nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në rrugën Gjergj Kastrioti, shtetasi Xh. L., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen M. P., 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.