SARANDË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjashtë. Pesë persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dy automjete një tip “Mercedes Benz” dhe një “Land Rover” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre i është futur një biznesi e më pas është përmbysur duke shkaktuar panik tek qytetarët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Rreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë – Gjashtë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb