SHENGJIN- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:06 në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit.

Mësohet se mjeti tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.Rr. 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 25.06.2018, rreth orës 21:06 është marrë njoftimi se në Shëngjin, në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit, mjeti tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa pemë ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.Rr. 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: