Një çift të moshuarish N. M., 77 vjeç, dhe L. M., 73 vjeçe kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër.

Sipas edhe një komunikate nga Policia, shtetasja E. R., 34 vjeçe, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte çifti.

Dy të moshuarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen “Tre heronjtë”, shtetasja E. R., 34 vjeçe, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin N. M., 77 vjeç, dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 73 vjeçe. Nga përplasja janë dëmtuar bashkëshortët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: