Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti mes një motori dhe makine në vendin e quajtur  “Harku i Bërdicës’’ në Shkodër.

V.P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 të kësaj së shtune.

Ndërkohë që shtetasi V. P.,  është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur  “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. P.,  i cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: