Një aksident është regjistruar në Shkodër këtë të shtunë.

Sipas informacioneve nga Policia ngjarja është regjistruar rreth orës 13:20, në vendin e quajtur  “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian  J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur  “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian  J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: