Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Shaqir Bytyqi ka thënë për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy makina.

“Sot me datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy makina. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”, tha ai.

Bytyqi deklaroi se policia është në vendngjarje, duke hetuar këtë aksident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: