TEPELENË- Një 25-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë–Bënçë rreth orës 4 e 30 minuta, ndërsa mësohet se automjeti ishte nisur nga fshati Veliqot në drejtim të Tiranës. Automjeti tip “Renault” me targë AA634HD ku udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e 25-vjeçarit Alfred Muçodemi, ndërsa dy personat e tjerë Leonard Dora 30 vjeç dhe drejtuesi i mjetit 40-vjeçari Avni Baza ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Uniformat blu kanë mbëritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe shpejtësisë tej normave duke sjellë daljen e automjetit nga rruga.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: