TIRANE- Tmerr dhe frikë përjetuan mëngjesin e kësaj të diele klientët e një lokali bar-caffe në kryeqytet. Një makinë tim BMË është përplasur me derën kryesore të ‘Tribeca bar’ dhe gati sa nuk ka hyrë në lokal duke alarmuar të gjithë ata që shijonin kafen e mëngjesit por edhe stafin e lokalit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pësuar makina por edhe dera e lokalit. Të shumtë kanë qenë kureshtarët që janë ndalur të fiksojnë në celularin e tyre këto çaste.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: