TIRANE – Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi u përfshinë në një aksident. Burime nga policia bëjnë të ditur se një motor është përplasur me një biçikletë në “Rrugën e Barrikadave” në kryeqytet dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.
Policia nuk bën të ditur identitetin e të plagosurve, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa ekspertë të policisë po vijojnë hetimet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: