(foto ilustruese) TROPOJE –Një 55-vjeçare ka humbur jetën ndërsa bashkëshorti dhe kunata e saj janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e sotëm në Tropojë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se automjeti tip Golf me targë AA 870 FO, që drejtohej nga shtetasi Ahmet Memia, ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Myhajan, dhe për pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij Sheqere Imeraj Memia. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës Ahmet Memia dhe motra e tij Valbona Memia, ndërsa ka shpëtuar pa u lënduar djali 12 vjeç.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal. Mjekët e këtij spitali kanë kërkuar që e plagosura Valbona Memia të transportohet në Tiranë, pasi gjendja e saj është tepër e rëndë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: