Një aksident ka ndodhur sot në mesdite në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit. Mësohet se një automjet ka goditur një këmbësor duke e plagosur rëndë atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me mjetin, duke e lënë të plagosurin në rrugë.

I plagosuri është identifikuar si Gëzim Bami, rreth 55 vjeç. Ai është dërguar në spital nga të afërmit e tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapen e autorit të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb