Një aksident ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali, pranë Teatrit Petro Marko në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca, e cila ka marrë të plagosurin për ndihmën e parë, raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha kur është aksidentuar nga një automjet Benz. Teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb