Një aksident automobilistik ku përfshihen një Bentley, një Aston Martin, një Ferrari, një Rolls Royce dhe një Porsche ka ndodhur jashtë një hoteli në Monako.

Në një video të postuar në Instagram, është regjistruar momenti i aksidentit të shkaktuar nga shoferja femër e Bentley-t jashtë Hotel De Paris, ku ndodhet kazinoja e famshme Monte Carlo.

Sipas Daily Mail, në aksident janë përfshirë një Bentley Azure, drejtuesja e të cilit shkaktoi aksidentin, një Ferrari 599, një Aston Martin Rapide, një Rolls Royce Ghost dhe një Porsche 911.

Në të njëjtën video, përpjekjet e një polici trafiku për të vendosur rregull është regjistruar, teksa urdhëronte të gjithë ata që ishin mbledhur në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: