DEVOLL- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Dy persona janë aksidentuar rëndë teksa lëviznin me motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 pranë fshatit Progër, kur motori u përplas nga një makinë tip “Benz”.

Si pasojë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes njëri prej dy vëllezërve që lëviznin me motor, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë.

Dy vëllezërit që humbën jetën ditën e sotme janë Billi Bujar Telo, 23 vjec, dhe Simon Telo, 17 vjeç.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si dhe ka shoqëruar drejtuesin e “Benz-it”, 55-vjeçarin me inicialet P.G.

Informacion paraprak
Më datë 28.09.2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër një mjet tip “Benz” me targë AA501HV, me drejtues shtetasin P.G, rreth 55 vjeç, banues në Bilisht, është përplasur me një mjet motorr me të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët për pasojë kanë gjetur vdekjen, gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: