Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve. Mediet fqinje raportojnë se viktima kanë mbetur një grua 38 vjeçe dhe një burrë 28 vjeç, të dy me origjinë shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën A14 Bologna-Taranto, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimave.

Raportohet se mjeti i dy shqiptarëve “Renault Clio” është goditur në pjesën e pasme nga një makinë “Volksëagen Passat”. Përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke lënë të vdekur në vend dy shqiptarët.

Në mjetin që ka shkaktuar aksidentin kanë qenë tre persona me origjinë italo-zvicerane, përkatësisht dy burra dhe një grua, të cilët kanë mbetur të plagosur. Autoritetet italiane po hetojnë dinamikën e aksidentit tragjik.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb