Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut në orët e pasdites së kësaj të enjte. Një automjet ku udhëtonin 5 persona ka përfunduar në ujërat e lumit Vardar në vendin e quajtur Rashçë.

Tre persona janë nxjerrë të pajetë nga makina. Viktimat janë gra, sipas raportimeve të autoriteteve.

Në kërkim është trupi i personit të katërt që besohet se është edhe drejtuesi i automjetit të aksidentuar.

Aksioni është ndërprerë në orët e vona të mbrëmjes për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe errësirës.

Personi i katërt që është rrëmbyer nga rrjedha është mashkull.

Fatmirësisht nga aksidenti ka shpëtuar një fëmijë i moshës 5 vjeç i cili gjatë rrokullisjes së automjetit ka dalë dhe kalimtarët e rastit e kanë gjetur në anë të rrugës. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb