TIRANË- Tre persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Korçë dhe Bulqizë. Nga raportimet mësohet se dy automjete me targa AA 650 CA dhe KO 5910 A janë përplasur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, çka ka sjellë plagosjen e 24-vjeçari me inicialet G.S. dhe një 75-vjeçari me inicialet Q.N.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut, me dëmtime të lehta.

Ndërkaq në Bulqizë janë përplasur dy automjete të tjera, një fugon tip “Ford” me një “Fiat panda”. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i fugonit. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: