Nga: SPARTAK KOKA*

TIRANE- Gjatë vitit 2014 në Qarkun e Tiranës janë shënuar 5 aksidente me vdekje më pak se viti 2013, ndërsa janë pezulluar rreth 4800 patenta më shumë se viti 2013. Të dhënat bëhen të ditura nga Drejtoria e policisë së kryeqytetit.

Në total kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore 40 persona. Ndërsa në total janë shënuar 28 aksidente më pak.

Megjithë masat e marra nga ana e policisë rrugore , Numri i lartë i aksidenteve rrugore, me vdekje dhe plagosje rëndë vijon të jetë ende një problem shqetësues për sigurinë e qytetarëve.

Policia Rrugore për vitin 2014 ka vendosur rreth 219 mijë gjoba ose e thënë ndryshe 92 mijë gjoba më shumë se viti 2013. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e policisë qarkut Tiranë bëheht me dije se vlera totale e gjobave është 235 milion lekë të rinj.

Leje drejtimi të pezulluara:
Viti 2014 5800 leje
Viti 2013 979 leje

Për vitin 2014 në kryeqytet janë pezulluar 5800 leje drejtimi nga të cilët: 790 raste për mos respektim të normave të shpejtësisë, 980 raste për drejtim mjeti nën ndikimin e alkolit, 2 970 raste për mos respektim të sinjalit të semaforit, 1 210 raste për mos respektim të sinjalisikës, dhe 315 raste për shkelje të tjera.

E thënë ndryshe, nga ana e rrugores janë pezulluar rreth 4800 patenta më shumë se viti 2013 , vit në të cilin janë pezulluar vetëm 979 lejedrejtimi.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: