TIRANË

Pas ngjarjes tragjike në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, ka ardhur një reagim edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Më një deklaratë për mediat, ky institucion theksoi se pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba. Duke folur me shifra, përfaqësuesi i ISHP-së tregoi së në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar  gjithsej 90 aksidente, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.

“Skela ‘Syla’ dhe firma ‘Xhimi’ janë në proces hetimi. Konkretisht Skela ‘Syla’ është inspektuar 16 herë dhe ka marrë gjoba. Firma ‘Xhimi’ nuk ka pasur asnjë inspektim më parë,. Punëtorët që humbën jetën ishin të siguruar. Në gjashtë muajt e fundit janë shënuar 90 aksidente në punë, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: