Shefi i Zjarrfikësve të Washingtonit deklaroi se të gjitha përpjekjet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në ujë dhe se ato do të zgjasin disa ditë, pas aksidentit në ajër ndërmjet një aeroplani pasagjerësh me 64 persona dhe një helikopteri ushtarak me 3 ushtarë në të.

John A. Donnelly Sr. tha se të gjitha përpjekjet e kërkim-shpëtimit që po zhvillohen tani janë në ujë dhe se kushtet janë “të rrezikshme”.

“Sfidat janë aksesi. Uji në të cilin po operojmë është rreth 8 metra i thellë, ka copa akulli  kështu që është thjesht e rrezikshme dhe e vështirë për të punuar. Uji është i errët, është i turbullt dhe kjo është një gjendje shumë e vështirë për ta për t’u zhytur”. theksoi ai.

Donnelly  shtoi se përpjekjet do të zgjasin disa ditë.

Ekipi i zhytjes i zyrës së FBI në Washington po ndihmon në përpjekjet për t’i gjetur viktimat e përplasjes së avionit me helikopterin në lumin Potomac.

Ekipi i Kërkimit Nënujor i FBI, përbëhet nga agjentë të trajnuar posaçërisht të stacionuar në të gjithë vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb