Autoritetet amerikane kanë gjetur dy nga kutitë e zeza të instaluara në bordin e avionit rajonal që u rrëzua në lumin Potomac, pranë aeroportit Ronald Reagan në Uashington të mërkurën pas një përplasjeje me një helikopter ushtarak.

Deri më tani, trupat e mbi 40 viktimave janë nxjerrë nga lumi.  Burime anonime theksojnë se operacionet e kërkimit  do të rifillojnë  edhe pse është e vështirë  për shkak të shikueshmërisë së dobët  errësirës , dhe  kushteve të ujit.

Ato theksuan se për të rikuperuar pjesën tjetër të trupave , mund të jetë e nevojshme heqja e mbeturinat nga avioni fillimisht.

Rrëzimi i avionit në të cilin duket se kanë kontribuar mangësitë në kontrollin ajror, shkaktoi një polemikë në distanca të gjata midis presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe ish-sekretarit të Transportit Pete Buttigieg.

Ky i fundit iu përgjigj ashpër kritikave, të bëra nga Trump ndaj administratës së ish-presidentit Joe Biden.

“E neveritshme. Ndërsa familjet vajtojnë, Trump duhet të jetë një lider jo të gënjejë.  Ne i kemi dhënë përparësi sigurisë  kemi reduktuar rrezikun e përplasjeve, kemi forcuar kontrollin e trafikut ajror dhe nën menaxhimin tonë, nuk ka pasur aksidente fatale nga miliona fluturime . Është koha që presidenti të tregojë lidership të vërtetë dhe të shpjegojë se çfarë synon të bëjë për të parandaluar që tragjedi të tilla të mos përsëriten”. u përgjigj Buttigieg në një mesazh në platformën sociale X.

Gjatë një konference për aksidentin në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar pas përplasjes.

“Është një tragjedi e vërtetë. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave. Autoritetet amerikane nuk i dinë ende shkaqet e përplasjes, ne kemi disa ide por do të zbulojmë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe do të sigurohemi që asgjë e tillë të mos ndodhë më”, tha ai, duke bërë të ditur  hetimet mbi aksidentin nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) .

67 viktima  janë raportuar nga përplasja e avionit American Airlines dhe  helikopterit ushtarak Black Hawk.

Kjo është fatkeqësia më e rëndë ajrore që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara që nga 12 nëntori 2001, kur dy muaj pas sulmeve të 11 shtatorit  një avion i American Airlines u rrëzua në Nju Jork duke vrarë të gjithë 260 personat në bord.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) deklaroi se stafi operativ në kullën e kontrollit në aeroportin Ronald Reagan ishte i pamjaftueshëm në momentin e aksidentit.

Në një raport paraprak, agjencia tha se numri i punëtorëve brenda kullës në momentin e aksidentit ishte jo normal, duke marrë parasysh kohën dhe  e trafikun ajror.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb