Një avion udhëtarësh me 60 pasagjerë  dhe një helikopter ushtarak u përplasën dhe u rrëzuan pranë aeroportit “Ronald Reagan” afër kryeqytetit amerikan Uashington.

Sipas raportimeve të mediave amerikane,18 persona kanë humbur jetën.

Në një deklaratë me shkrim lidhur me aksidentin, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se po ndjek nga afër zhvillimet dhe lutet për mbijetesën e njerëzve.

Presidenti falënderoi autoritetet që bënë ndërhyrjen e parë. Ai më vonë bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale “Truth Social” duke thënë se avioni po zbriste drejt pistës në rrugën e tij.

“Helikopteri po shkonte drejtpërdrejt drejt avionit për një kohë të gjatë. Ishte një natë e pastër dhe dritat e avionit ishin ndezur. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë duhet të bënte në vend që të pyesin nëse e kanë parë apo jo avionin?  Ka qenë një aksident që mund të parandalohej. Kjo nuk është mirë”, theksoi Trump.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb