TIRANE

Eni Çobani dhe Edita Tahiri u përfshinë në një aksident me makinë rreth më 27 janar. Makina tip Audi Q5, që drejtohej nga gjyqtarja e njohur njëherësh dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka rënë nga rruga poshtë urës që lidh Bujanin me qytetin e Tropojës, duke u rrokullisur.

E nisur për një seancë gjyqësore, ky aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës” mund të kishte qenë fatal për Çobanin dhe ish-ministren kosovare. Mirëpo, fatmirësisht zonjat nuk kanë marrë plagë të rënda, por momenti i vështirë dhe trauma që kanë përjetuar nuk është kaluar ende.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një prononcim për BalkanËeb, zonja Çobani tha se ka kaluar momente të vështira dhe është ende e rënduar nga ajo që ka përjetuar.
Edhe pse nuk pati pasoja të rënda për Eni Çobanin aksidenti i saj i shqetësoi të gjithë si familjarët ashtu edhe miqtë e saj. Një ndër ta është dhe moderatori, Ardit Gjebrea. Me anë të një postimi në Instagram ai përshkruan tmerrin e aksidentit me të cilin ajo u përball para pak ditësh.

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb