Gjatë paradites së të dielës në hollin e teatrit “Skampa” në Elbasan u zhvilluan homazhe në nderim të Ervin Mirakut (Dervina), oficerit dhe djalit të dy mësuesve të nderuar elbasanas, Platon dhe Nexhmije Mirakut.

Homazhet u zhvilluan nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në hollin e Teatrit. Dervina humbi jetën në një aksident tragjik në Rumani ndërsa kthehej nga ditëlindja e bashkëshortes së tij.

Në homozhe ishin të pranishëm disa qindra miq, të afërm, familjarë, drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga Garda e Republikës, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë dhe jo vetëm.

Kurora u vendosën edhe nga ambasada e Rumanisë dhe shumë institucione të tjera. Ai ishte me detyrë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC). Në këtë aksident humbi jetën edhe bashkëshortja e tij rumune.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë. Sikurse raportuan mediat rumune, Dervina me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.

Ervin Miraku (Dervina) ishte një student i shkëlqyer dhe kishte 12 vjet që punonte në Trup Diplomatik.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb