DURRËS

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për dy shoferët e arrestuar për aksidentin e rëndë të së shtunës mbrëma në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Ramazan Bata.

Gjykata ka vendosur burg me afat 20 ditë për 54-vjeçarin Ferdinand Torozi, drejtuesi i furgonit nga ku u shkëput trupi i pajetë i të riut dhe detyrim paraqitje për 49-vjeçarin Petrit Topalli, shoferin e autobusit poshtë të cilit u gjet motori i viktimës.

25-vjeçari që kishte nisur punë si shpërndarës picash po ditën kur humbi jetën u përplas për vdekje tek “Ura e Dajlanit”. Motoristi është përplasur fillimisht nga autobusi dhe më pas është marrë zvarrë nga furgoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb