Pak orë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën një motoristi në Durrës, policia ka arrestuar 2 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe P.T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Të njëjtat burime sqaruan se arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobus tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë. Pamjet e rënda të aksidentit u publikuan mbrëmë nga ‘BalkanWeb’ ku pasi autobusi përplasi motorin, një automjet e mori përpara zvarrë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: