Mesnatën e kaluar duke gdhirë e marta dy mjete kanë përfunduar në një lokal në Pluk Lushnje. Një person i plagosur dhe një biznes tërësisht i shkatërruar është bilanci.

Drejtuesi i automjeti tip “Volksvagen” me targa AA 568xi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz” parkuara para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambienteve të lokalit duke e shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i automjetit “Volksvagen” është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij. Pronarja e lokalit tregon se ishin në shtëpi kur dëgjuan zhurmat dhe më pas panë pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka”, deklaroi ajo.

Ende nuk dihen nëse drejtuesi i mjetit ka qenë në efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, por shpejtësia ka qenë tepër e lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb