FUSHË-KRUJË- Një ditë pas aksidentit të furgonit me nxënës në Fushë-Krujë, tek i cili policia deklaroi zyrtarisht se është plagosur vetëm një vajzë 12 vjeçe, flet drejtoresha e shkollës 9-vjeçare.

Fatmira Sinani deklaroi për News24 se furgoni që është aksidentuar transportonte nxënës të 2 shkollave, njërës publike dhe tjetrës jo-publike dhe se 6 fëmijë janë plagosur.

Sinani sqaron se furgoni është marrë nga vetë prindërit dhe se në momentin e aksidentit kanë qenë më shumë fëmijë se sa kapaciteti i tij. Po kështu ajo thotë se edhe një vit më parë ka pasur një procedim penal ndaj shoferit por sërish nuk është marrë asnjë masë.

“Furgoni është i kontraktuar nga prindërit. Drejtuesi i furgonit është proceduar një vit më parë për transport mbi kapacitetin. Por, pavarësisht procedimit, asnjë masë shtesë nuk ka pasur. 6 prej të lënduarve nxënës të shkollës sonë”, tha Sinani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb