Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Pogradec- Qafë Thanë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se viktima është identifikuar si shtetasi Martin Kastrioti, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë nga automjeti tjetër.

Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/ Informacion paraprak 

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb